Një bulevardin e Elbasanit po zhvillohet protesta për çmimin e karburanteve që sipas qytetarëve rëndon xhepat e tyre dhe ndikon në rritjen e çmimeve të tjera. Në shenjë protestë është bllokuar edhe bulevardi Aqif Pasha, dhe qytetarët kanë fikur mjetet e tyre. Kanë qenë shumë qytetarët që janë bashkuar protestës së thirrur nga Partia Demokratike.