Disa anëtarë të Forumit Islamik Shqiptar protestuan të premten kundër influencës gyleniste. Ata u mblodhën para Komunitetit Myslmian Shqiptar me pankarta në duar, duke kërkuar largimin e të gjithë personave me pikëpamje gyleniste. Protestuesit hodhën akuza në drejtim të drejtuesve të Komunitetit Mysliman me argumentin se kanë uzurpuar institucionin fetar për interesa jashtë besimit. Vitin e ardhshëm Komuniteti Mysliman mban zgjedhjet për drejtuesin e ri, ndërsa pakënaqësitë mes besimtarëve duket se tashmë kanë nisur.