Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se masat që po merren ndaj tij nga drejtësia janë pa asnjë akuzë. “Kur kreu i opozitës pa asnjë akuzë burgoset dhe i ndalohen takimet dhe komunikimet, kjo është diktaturë”, tha ai në protestë. Sipas tij, u shkel Kushtetuta duke u kërkuar heqja e lirisë për Sali Berishën pa kaluar në Kuvend.