Dhjetëra qytetarë të zonave rreth doganës së Morinës në Kukës protestuan sot kundër vendimit të qeverisë së Kosovës se për të kaluar kufirin është e domosdoshme doza e tretë e vaksinës. Ata thonë se ky vendim është i padrejtë dhe se nëpërmjet këtij vendimi cënohen lëvizjet e tyre të cilat kanë qëllime pune, shëndetësore dhe familjare.