Banorët e tre fshatrave në Bulqizë janë ngritur në protestë në mbrojtje të pyjeve. Ata kundërshtuan punimet që po zhvillohen nga një firmë me argumentin se po dëmton kurorën e gjelbër të kësaj zone. Banorët e cilësuan ndërhyrjen e firmës si të paligjshme pasi askush nuk e di se përse po hapet rruga në masivin pyjor të kësaj zone.