Grumbullimi i 45 fëmijëve të fshatit Plasë për të bërë mësimin e fillores në klasa kolektive ka hasur në kundërshtinë e prindërve ccka ka bërë që ata prej dy ditësh të braktisin mësimin. Ndryshe nga sa ndodh në fshatra të tjerë ku numri i nxënësve qw detyrohen të bëjnë mësim në klasa kolektive është tepër i ulët, në këtë fshat janë 45 nxënës që preken nga ky vendim e që prindërit refuzojnë ta pranojnë pasi sipas tyre do të ulë cilësinë mësimore.