Për të tretën ditë rrjesht mijëra greke demonstruan në Athinë para parlamentit për të shprehur pikëllimin dhe zemërimin pas aksidentit tragjik ne luginën e Tebit në të cilën humbën jetën të paktën 57 persona, midis tyre 6 me origjinë shqiptare. Nuk ishte një gabim njerëzor shkruanin disa prej pankartave që mbanin në duar, ndërsa kanë lëshuar edhe dhjetëra tullumbace të zeza në qiellin e kryeqytetit.