Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit. Përplasjet nuk kanë munguar me policinë, pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda në godinë. Gjatë tensioneve edhe deputetët e PD-së u përplasën me policinë, ndërsa këta të fundit hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.