Protesta e grupimeve të majta greke në kujtim të 48-vjetorit të revoltës studentore që u shtyp me tanke nga junta ushtarake ka vazhduar e qetë. Mijëra protestues hodhën parulla kundër qeverisë greke dhe SHBA-së. Drejtuesi i protestës ka mbërritur afër ambasadës amerikane në Athinë, ndërsa më shumë se 6 mijë policë janë angazhuar për ruajtjen e rendit.