Protestat e dhunshme në Izrael u ndezën sërish, këtë herë për shkak të miratimit të ligjit nga parlamenti për për të kufizuar kompetencat e Gjykatës së Lartë. Policia izraelite u përlesh me turmat e protestuesve gjatë natës, ku nuk munguan as arrestimet. Forcat e rendit në Jerusalem dhe Tel Aviv përdori presionin uji për të shpërndarë protestuesit që bllokonin autostradat.