Dy qytetet më të madha të Greqisë Athina dhe sidomos Selaniku janë përfshirë përsëri në protesta të dhunshme pasi 16-vjeçari rom, i cili u qëllua në kokë javën e kaluar gjatë një ndjekjeje policore për një faturë 20 euro të papaguar të karburantit, ka humbur jetën. Ai trajtohej në dhomat e kujdesit intensiv prej datës 5 dhjetor.