Protestuesit kanë qëlluar me vezë godinën e bashkisë Vlorë dhe punonjësit e policisë. Pas kësaj i janë drejtuar rrugës kryesore duke e bllokuar. Bëhet fjalë për rrugën qendrore të Vlorës me Spitalin Rajonal. Të revoltuar nga mos zgjidhja e situatës, protestuesit kanë bllokuar qendrën e qytetit, duke shkaktuar kështu trafik.