Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, në lidhje me protestën e qytetarëve në Vlorë, i përgëzon ata për reagimin. “Dua të përshëndes përzemërsisht qytetarët e Vlorës për protestën e tyre dinjitozë, për fibrën e tyre qytetare, që reaguan në mënyrën më të fuqishme, ua zunë galanë në fyt zyrtarëve makutë, që kanë vjedhur fondet e ujësjellësit dhe ishin mbledhur të festonin me to. Qytetarë dhe qytetare, ju përjetoni padrejtësitë më të mëdha. Protesta juaj kundër regjimit është shpëtimtare për ju dhe për Shqipërinë.