Dhjetëra qytetarë të lagjes “Shën Koll” në Elbasan kanë protestuar sot para ndërmarrjes së ujësjellësit për mbifaturimin e ujit të pijshëm. Qytetarët thonë se për muajin nëntor janë faturuar mbi 20 mijë lekë të reja për rreth 500 m3 ujë që një familje e ka të pamundur t’i konsumojë.