Shqiptarë nga të gjitha trevat janë mbledhur në sheshin “Skëndërbej” për të protestuar për ish-krerët e UÇK-së që mbahen në qeli në Hagë. “Liria ka emër” është motoja e protestës që ka mbushur plot sheshin me flamujt kuqezi. Në protestë po marrin pjesë edhe veteranët, të cilët kënduan edhe himnin tonë kombëtar.