Protesta e opozitës është zhvendosur përpara ambienteve të Kuvendit. Përplasjet nuk kanë munguar as në këtë zonë, ku protestuesit kanë hedhur objekte drejt policisë, ndërkohë që këta të fundit janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. protestës i janë bashkuar edhe deputetët e PD-së, të cilët janë përplasur me policinë.