Pedagoget e fakultetit të ekonomikut në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë protestuar jo për rrogat, por ndaj rektores. Ata kanë aplikuar në një projekt të Bashkimit Europian për çeljen e programit të doktoraturës në këtë universitet, ku janë shpallur fitues por sipas tyre, rektorja qëllimisht ka ndërhyrë duke përjashtuar pedagogët e përzgjedhur nga ministria dhe po bllokon procedurat.