Top Channel/ Protesta në Gjeorgji / Revoltë pasi qeveria pezulloi bisedimet për anëtarësim në BE
28/11/2024 23:21

Partia në pushtet në Gjeorgji njoftuar se do t’i pezullojë bisedimet për anëtarësim në Bashkim Evropian deri më 2028, duke refuzuar edhe grantet buxhetore nga Brukseli. Praktikisht ka ndalur aplikimin për t’iu bashkuar bllokut, që ishte një synim i hershëm i Gjeorgjisë. Si kundërpërgjigje, mijëra protestues pro-BE bllokuan rrugët në kryeqytetin Tbilisi, ndërsa presidentja Salome Zourabishvili ka thënë se Qeveria i ka shpallur “luftë” popullit me këtë lëvizje. Blloku qeverisës “Ëndrra Gjeorgjiane” ka akuzuar BE-në për “fyerje”. Në një deklaratë tha se Brukseli se po e përdor mundësinë e bisedimeve për anëtarësim për ta “shantazhuar” vendin, dhe për “të organizuar një revolucion në Gjeorgji”. Gjeorgjia, me 3.7 milionë banorë, ka të shënuar në Kushtetutë qëllimin për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe tradicionalisht ishte më pro-Perëndimorja nga shtetet e dala nga Bashkimi Sovjetik i dikurshëm. Marrëdhëniet e Gjeorgjisë me Brukselin janë prishur dukshëm në muajt e fundit, pas akuzave të BE-së për autoritarizëm dhe tendenca pro-ruse të qeverisë gjeorgjiane. Partia “Ëndrra Gjeorgjiane” insiston se nuk është pro-ruse, dhe thotë se është e përkushtuar ndaj demokracisë dhe integrimit në Perëndim.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39