Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02/2026 23:20

Mijëra persona marshuan të shtunën në Lyon, në juglindje të Francë, në nder të 23-vjeçarit Quentin Deranque, (kontan deronki) i cili humbi jetën pas plagëve të marra gjatë përleshjeve mes grupeve të ekstremit të djathtë dhe mbështetësve të së majtës radikale. Tubimi u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, përfshirë praninë e shtuar të policisë dhe përdorimin e dronëve. Pjesëmarrësit, shumë prej tyre të veshur me të zeza, mbanin pankarta me mbishkrime si “Drejtësi për Quentin” dhe mesazhe kundër së majtës ekstreme. Ngjarja që çoi në vdekjen e të riut ndodhi në periferi të një demonstrate kundër një politikani nga partia e majtë (LFI). Përplasjet mes grupeve rivale kanë thelluar tensionet politike në vend, veçanërisht në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027. Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, duke theksuar se “në Republikë, asnjë dhunë nuk është e ligjshme”. Ai njoftoi se qeveria do të diskutojë javën e ardhshme mbi fenomenin e “grupeve të veprimit të dhunshëm” dhe masat për të parandaluar incidente të ngjashme. Në përfundim të protestës policia njoftoi disa arrestime dhe se po heton disa incidente të izoluara, përfshirë përshëndetje naziste dhe fyerje raciste të kapura në video të shpërndara në internet.

Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50