Vende të ndryshme të BE-së po marrin masat, për të nxitur sa më shumë njerëz që të vaksionohen, por gadishmëria për imunizim po bie. Në fillim, ndaj Brukseli hodhi rrënjë pakënaqësia për ritmet e ngadalta të furnizimit me vaksina, por tani që ato janë me bollëk, njerëzit ngurrojnë t`i marrin. Një gjë e tillë ka shkaktuar shqetësim sidomos tani me rritjen e vlerave të incidencës së infeksioneve me variantin Delta të virusit.