Mbështetës së opozitës me në krye Sali Berishën kanë nisur marshimin nga selia blu drejt Kryeministrisë. Protesta zhvillohet njëkohësisht me gjyqin në Apel për vulën e Partisë Demokratike, ku do të vendoset ligjërisht nëse në krye të partisë më të madhe opozitare është Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj.