Blegtorët e qarqeve të Gjirokastrës dhe Sarandës kanë dalë sërisht në protestë sot në hyrje të aksit Kardhiq-Delvonë tek Ura e Kardhiqit. Ata kanë kërkuar mbështetjen e institucioneve për mbikqyrjen e çmimit të qumështit në këtë sektor jetik për ekonominë lokale. Sipas blegtorëve barxhot që grumbullojnë dhe përpunojnë qumështin e kanë ulur ndjeshëm çmimin e grumbullimit nga 170 lekë/litër në 130-140 lekë/litër duke i çuar prodhuesit dhe blegtorët drejt falimentimit.