Banorët e Bërxullës protestuan sërish kundër ministres së Infrastrukturës dhe firmës Gener 2, të cilët po i shpronësojnë pa të drejtë për rrugën Thumanë-Kashar. Sot ata shkuan para ambasadës amerikane, pasi prej muajsh nuk po i dëgjon jo vetëm qeveria, por as opozita. Ata duan të ulen në bisedime, ndërsa kërkojnë të kompensohen, ndërsa tashmë kanë besim vetëm tek ndërkombëtarët.