Rezeart Tusha është një nga 181 subjekte që gati dy vjet më parë u vendos nën verifikim nga Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Por verifikimet për kandidatin demokrat me gjithë kohën që ka kaluar nuk janë mbyllur ende . Të pyetur nga Top Channel , prokuroria e përgjithshme ja vuri përgjegjësinë zviceranëve që sipas këtij reagimi kanë refuzuar ti përgjigjen prokurorisë së përgjithshme për dhënie ndihme të ndërsjellë.