Shqipëria po renditet ndër vendet e para në rajon europë por edhe më gjerë që po përfshin inteligjencën artificiale në prokurimet publike si pjesë e një transformimi të gjerë digjital në administratën shtetërore. Synimi i qeverisë që tenderat publikë të jenë të automatizuar dhe të monitoruar nga algoritme që identifikojnë rreziqet e korrupsionit, parregullsitë dhe praktikat e dyshimta. Por kjo shihet me dyshim nga shoqëria civile, e cila identifikon një sër paqartësish që duhen zgjidhur para vënies në funksion të plotë me IA.