Qeveria ka miratuar një projektligj për digjitalizimin e prokurimeve publike në Shqipëri. Ministrja e Infrastrukturës, njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, tha se ky projektligj synon përmirësimin e kuadrit rregullator të prokurimit në Shqipëri, duke adresuar kështu të gjitha gjetjet që kanë dalë gjatë procesit të screen-ing në Bruksel.