Kryeministri Edi Rama kreu inspektime në sektorin e arsimit këtë të mërkurë. E nisi mëngjesin me pedagogët e politeknikut, ku po kryhet rikonstruksioni i Fakultetit të Gjeologji Minierave për të siguruar kushte më të mira studimi me laboratorë modernë dhe salla leksionesh e seminaresh me standarde europiane. Një investim i financuar nga buxheti i shtetit prej 6 milionë euro, ku përfshihet edhe krijimi i një muzeu të ri gjeologjik. Akademikët kërkuan ndryshime në projektin arkitekturor, duke marr element nga sheshi skënderbej. Ndërsa Rama vlerësoi të nevojshme hapjen e institucionit arsimor edhe për vizitorë, pa cënuar procesin mësimor.