Top Channel/ Projektet e reja në Tiranë! Shpallet fituesi për kullat
29/01/2026 19:45

Shpallen fituesit e Konkursit Ndërkombëtar për ndërtimin e Shtëpisë së re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve. Projektet fituese u përzgjodhën nga një juri ndërkombëtare, e cila i vlerësoi ato bazuar në vlera arkitekturore dhe sociale. Projekti është pjesë e nismës së marrë nga qeveria për të zhvilluar pronën shtetërore në bashkëpunim me privatin, ku ky i fundit do të mbajë edhe barrën e financimit. Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij konkursi në zhvillimin e hapësirave publike dhe promovimin e arkitekturës bashkëkohore në funksion të interesit publik. “Me këtë projekt, ne i hapim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen, duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët dhe njëkohësisht edhe për korpusin e ri të inspektorateve dhe me këtë rast dua të falënderoj këtu kryeinspektorin që për 10 vite rresht drejtoi një institucion që lindi vërtetë nga hiçi dhe u krijua nga e para dhe që sot është gati të bëjë një hop tjetër”. Kryeministri u ndal dhe tek disa prej projekteve të tjera që janë në fazë të avancuar dhe gati për lejen e zhvillimit. “Falë këtij procesi do të kemi më në fund pas vitesh një stadium të ri të përmasave europiane, një tjetër vepër arkitektonike të denjë për historinë e re që po shkruajmë së bashku me këtë skuadër të jashtëzakonshme arkitektësh, Bibliotekën e re Kombëtare, një mjedis i shumë nevojshëm prej vitesh dhe një tjetër vepër e spikatur në historinë, jo thjeshtë të vendit tonë, por në historinë e arkitekturës bashkëkohore.” Konkursi u organizua nga Korporata Shqiptare e Investimeve dhe parashikon që godinat e vjetra do të prishen dhe do të ndërtohet kompleksi i ri.

Top Channel/ Disa orë para Bordit të Paqes, Rama merr pjesë në ekspozitën “Mama Mother Nature”
19/02 13:56
Top Channel/ Tabaku në Kuvend: Kjo nuk është qeveri evropiane, por qeveri…
19/02 13:32
Top Channel/ “Rama një nga folësit kryesorë në Bordin e Paqes”,Balla-Bardhit: Ti s’ke burrëri të…
19/02 13:28
Top Channel/ Tabaku në seancën plenare: Opozita deri në fund do të bëjë rolin e saj edhe do të…
19/02 13:10
Top Channel/ Spiropali i drejtohet Bardhit: Nuk ka asnjë raport përfundimtarë, ne bazohemi te…
19/02 13:08
Top Channel/ Bardhit replikë Spiropali: Nuk është ende drafti përfundimtar nga komisioni por…
19/02 13:05
Top Channel/ Spiropali replikë Bardhit: Nuk presim leksione nga një partisë politike e cila…
19/02 13:04
Top Channel/ Spiropali prezanton projektligjin për Shërbimin e Jashtëm: Shqipëria, në hartën e…
19/02 12:56
Top Channel/ Kapri i drejtohet Spiropalit: Se ça keni emëruar ambasadorë, janë ish-deputetë të PS
19/02 12:51
Top Channel/ Shehaj replikë Malajt: undin e keni te SPAK-u, do përdoresh edhe ti…
19/02 12:50
Top Channel/ Malaj replikë Shehajt: Flet ti për drejtësi, ti që je i dënuar si shpifës dhe…
19/02 12:47
Top Channel/ Kuvendi debat për “Ballukun”, opozita kundërshton iniciativën e PS për anti-pezullimet
19/02 12:46
Top Channel/ “Durana Park”, Ministrja e Ekonomisë: Faleminderit që po më jepni mundësinë për…
19/02 12:16
Top Channel/ Shehaj në Kuvend: Është presionuese si ju mbroni korrupsionin, zonja ministre
19/02 12:15
Top Channel/ Shehaj për interpelancën: Nuk është në nderin e ministrit të Finacave të fshihet pas…
19/02 11:45
Top Channel/ Berisha në seancë plenare: Kjo që bëni është goditja fatale për vendin
19/02 11:36
Top Channel/ Strazimiri: Po shkelni rregulloren dhe procedurat për 2 muaj e gjysmë për…
19/02 11:35
Top Channel/ Zegjine Çaushi replikë Jozefinës: Duhet t’ia dish për nder doktorit se Luli të…
19/02 11:35
Top Channel/ Zhupa në seancë plenare: Korrupsioni penal rrezikon reformën në drejtësi
19/02 11:25
Top Channel/ Topalli në Kuvend: Kërkoni të justifikoni të gjitha praktikat super korruptive
19/02 11:21
DIGITALB DIGITALB