Top Channel/ Programi i PD për arsimin/ Kandidati Roland Bejko takon ekspertët e arsimit
21/04/2023 19:52

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko, diskutoi me pedagogë dhe studentë, prioritetet e tij për arsimin ku mori edhe mendimet e tyre për ti bërë pjesë të programit të tij. Shqetësimi kryesor në tryezën me ekspert të fushës ishte mungesa e infrastrukturës në zonat e thella dhe klasat kolektive. “E vërtetë, Tirana nuk është vetëm si qytetet, Tirana si Bashki është edhe në zonat rurale. Jo vetëm që ka numër të ulet nxënësish dhe një mësues duhet të punojë me klasa kolektive por duhet të bëjë rrugë të gjatë në këmbë. Është e vërtetë që në zonat e thella të Tiranës, malësinë e Tiranës mungojnë rreth 250 kilometër rrugë, që të bëjë të mundur aksesimin e nxënësve me Tiranën“, tha Bejko. Kandidati i Partisë Demokratike bëri përgjegjës për situatën kryebashkiakun aktual Erion Veliaj, i cili në garën e pranverës kërkon besimin për një mandate të tretë. “Situata është shumë e vështirë. Propaganda punon vetëm për Tiranën aty ku është përqendruar numri më i lartë i votuesve. Spektakli politik qeverisës duhet para kamerave dhe ngjyrave te bukura në rrjetet sociale, ku kryetari i Bashkisë , finoku modern e ka më të thjeshtë të bëjë cirkun e tij të ditës formal sesa të futet në përmbajtje të zgjidhjes së problemeve për arsimin”. Roland Bejko premtoi ndërtimin e 10 çerdheve dhe kopshte të reja në zonat mes qendrës së qytetit dhe lagjeve periferike.

Top Channel/ Berisha sfidon kritikat, paralajmëron protesta të tjera
23/03 15:10
Top Channel/ Berlini reagon ashpër për protestën: Jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 15:07
Top Channel/ Protesta e PD, 15 arrestime për molotovët, 9 protestues procedohen në gjendje të lirë
23/03 12:40
Top Channel/ Gjermania dënon dhunën në protestë: Protesta po, por jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 12:39
Top News – ‘Nderuat 22 Marsin’. Berisha falenderon protestuesit, një mesazh për Ramën
22/03 21:53
Top Channel/Rama “blindon” Tiranën, ministrat dhe deputetët që do mbulojnë 14 njësitë e kryeqytetit
22/03 19:53
Top Channel/ Berisha mbërrin sportiv në selinë blu, qytetarët me bluza të stampuara me foton e tij
22/03 18:18
Top Channel/ “Nuk tentoj më të të puth”, Mateo flet me Brikenën, banorja: Nuk jam 100% e sigurt
22/03 18:06
Top News – Balluku mbetet te Kombinati. Pas qarqeve, PS ndan drejtuesit e njësive në Tiranë
22/03 17:38
Top News – Berisha uron Sullan Novruzin: Gëzuar dhe…dilni në protestë
22/03 16:51
Top News- Rama kusht kryebashkiakëve për rikandidimin, ndan detyrat për deputetët
21/03 16:50
Top News- Rama ‘rithemelon’ Rilindjen, ndryshon drejtuesit e qarqeve/ Vendos emra të rinj
21/03 16:45
Top Channel/ Berisha: Taksat e naftës përgjysmë! Kreu i PD: Protestën e opozitës…
21/03 15:12
Top Channel/ Rama ndryshime në qarqe!Balluku drejtuese politike në Fier, Balla-Manastirliu në Tiranë
21/03 15:12
Top Channel/ PS ndryshon drejtuesit e qarqeve! Balla në Tiranë, Karakaçi në Shkodër, Balluku në Fier
21/03 15:10
Top Channel/ Rama: Ulim akcizën e naftës. Nëse çmimi i karburanteve shkon mbi…
21/03 15:04
Top Channel/ Rama mbledh Asamblenë e PS-së: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal
21/03 14:26
Top News- Përfundon mbledhja e asamblesë së PS, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi ndan detajet
21/03 14:25
Top News – Rama: Mesazh kryebashkiakëve: S’ka rikandidim pa paketën e maleve
21/03 14:19
Top News- PD mobilizon strukturat për protestën: Rezistenca nuk ndalet deri në largimin e Ramës
21/03 14:16
DIGITALB DIGITALB