Gjendja e pandemisë në SHBA, duket e zymtë. Parashikimet janë që deri në 1 dhjetor, Shtetet e Bashkuara të regjistrojnë edhe 100,000 vdekje të tjera nga koronavirusi. Vendi është praktikisht në darën e valës së katërt të infeksioneve në rritje, pasojë e variantit tejet infektues Delta.