Në Gjirokastër dhe Sarandë reshjet e shiut kanë qenë intensive përgjatë gjithë natës dhe mëngjesit të sotëm. Akset nacionale janë të lira por autoritetet kanë këshilluar shpejtësi të reduktuar për shkak të pranisë së ujërave. Përroi i Çullos në qytet ka sjellë prani aluvionesh në aksin drejt lagjes Gërhot situatë që po mbahet nën kontroll me mjete të bashkisë.