Partia Demokratike njoftoi se sot zhvillohen zgjedhjet për kryetar ne 5 degë por pa përfshirë Bulqizën, ku duhet të niste procesi këtë mëngjes. Situata atje është tensionuar sepse një pjesë e votueseve kërkuan nisjen ndërsa pjesa tjetër refuzuan. Mes atyre që refuzuan ishin dhe 2 kandidatët Defrim Fiku dhe Fatos Hoxha.