Top Channel/ “Pro serb, kundër Kosovës”. Protesta kundër zgjedhjes Mandiç në krye të Parlamentit
30/10/2023 22:39

Para Parlamentit të Malit të Zi u zhvillua një protestë një orëshe kundër zgjedhjes së Andrija Mandiç për kryetar të Kuvendit. Protesta është organizuar nga Forumi i Qytetarëve të Lirë të Luçit dhe opozita. Votimi për të erdhi pas një diskutimi të gjatë në seancën konstituive për zgjedhjen e drejtuesve të Parlamentit të Malit të Zi. Ai mori mbështetjen e 49 deputetëve të shumicës së re parlamentare nga 81 deputetë që ka parlamenti malazez. Mandiçi është udhëheqës i Demokracisë së Re Serbe - anëtare e Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus (DF), i cili së fundmi është riemëruar si koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi. Prioritete të politikës së jashtme të partisë së Mandiçit janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ajo është, po ashtu, kundërshtare e anëtarësisë së Malit të Zi në NATO. Në politikën rajonale, Mandiç ka marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me presidentin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik. Ai e mohon edhe gjenocidin në Srebrenicë, ku forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë gjatë luftës së viteve ’90. Uashingtoni zyrtar ka paralajmëruar dhe shprehur disa herë shqetësim se Qeveria e re përbëhet nga parti dhe liderë që janë aktivisht kundër vlerave euroatlantike. Qëndrim i ngjashëm është shprehur në disa raste edhe nga institucionet evropiane. Një burim nga administrata amerikane ka konfirmuar në vitin 2022 se Fronti i tyre Demokratik është financuar nga Rusia gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2016.

Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
Top News- Skandal! Ministrja maqedonase presion shqiptarëve: Mos flisni shqip
26/02 22:47
Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02 17:45
Top News- Dialogu Kosovë- Serbi/ Presidenti serb kërkon angazhim më aktiv të BE
25/02 15:30
Top News – Greqia ndryshon shërbimin ushtarak. 10 javë trajnim bazë të detyrueshëm
24/02 23:08
Top News – Artan Grubi në arrest shtëpie / 24 orë nën mbikqyrje nga Ministria e Brendshme
24/02 11:46
DIGITALB DIGITALB