Top Channel/ Pritje madhështore! Trump vizitë historike në Familjen Mbretërore të Anglisë
17/09/2025 19:38

Presidenti amerikan Donald Trump u prit me ceremoni të lartë shtetërore nga Mbreti Charles III, në një ditë të mbushur me emocione, simbolikë dhe takime të rëndësishme, gjatë vizitës së tij historike në Mbretërinë e Bashkuar. Në qendër të emocioneve ishte vizita prekëse e Trump në Kapelën e Shën Gjergjit, ku prehet Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II, një figurë për të cilën ai kishte shprehur vazhdimisht respekt dhe dashuri. Presidenti amerikan vendosi një kurorë me lule pranë varrit të saj dhe e quajti këtë moment një “nder të jashtëzakonshëm”. Atij iu dha një kohë prej 10 minutash në privatësi, për të bërë homazhet e tij. Trump dhe bashkëshortja e tij kishin qenë të ftuar në një darkë shtetërore nga Mbretëresha Elizabeth gjashtë vite më parë, çka shton edhe më shumë peshën simbolike të këtij momenti për ish-presidentin amerikan. Më pas, Trump dhe bashkëshortja e tij iu bashkuan Mbretit Charles, Mbretëreshës Camilla, si dhe kryeministrit Keir Starmer dhe bashkëshortes së tij, për të ndjekur një shfaqje ajrore spektakolare nga skuadra Red Arrows. Megjithatë, për shkak të motit të keq, një fluturim i planifikuar i avionëve luftarakë F-35 u detyrua të anulohej. Ceremonia e mëngjesit ishte një demonstrim i vërtetë i pompës dhe madhështisë së protokollit britanik, me një ceremonial ushtarak të jashtëzakonshëm, që rrallë herë është organizuar në këtë nivel për një vizitë shtetërore. Sipas një lexuesi të buzëve të cituar nga tabloidi britanik The Sun, gjatë takimit të mëngjesit, Trump i është drejtuar Princit William me fjalët “miku im”, ndërsa i ka thënë Kate Middleton: “Përshëndetje, e bukur.” Presidenti gjithashtu ka pyetur për fëmijët e Princit të Uellsit, dhe William është përgjigjur se janë mirë dhe në shkollë. Më tej, Trump ka shtuar: “Ka kaluar kohë që kur kemi biseduar për herë të fundit.” Princi William, duke iu drejtuar bashkëshortes së tij, ka thënë me humor: “Na ka munguar biseda me të,” ndërsa më pas ka shtuar: “Tani që je këtu për vizitë, mund të flasim sërish.”

Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23
Top News – Jeta nën zjarr në Belgorodin e Rusisë / Alarm raketash! Kur lufta të vjen në shtëpi…
26/03 13:00
Top News – Avion luftarak ‘i bërë në vend’ / Prezantohet supersoniku F-39E Gripen në Brazil
26/03 13:00
Top Channel/ Kthehet bora në Ballkan: Fronti polar sjell gjysëm metri dëborë në Kroaci!
26/03 12:03
Top Channel/ META dhe Facebook humbin gjyqin me 20 vjecaren: Fajtor për krijim varësie!
26/03 11:49
Top Channel/ “Përgatituni për turbulenca”, BBC: Lufta e zgjatur në Iran do ndikojë te fluturimet!
26/03 11:48
Top News – Gjyqi i Maduros, ‘sukses i kufizuar’ / Testohen ligjet amerikane të narkoterrorizmit
26/03 11:36
Top News – Ukraina të heqë dorë nga Donbasi! SHBA vendos kushte për paqen, komfirmon Zelenski
26/03 11:23