Top Channel/ Pritja zyrtare për 113-vjetorin e Pavarësisë, bën bashkë politikanë Shqipëri-Kosovës
28/11/2025 22:47

113-vjetori i Pavarësisë bëri bashkë politikanë të Shqipërisë e Kosovës, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, drejtues të sistemit të drejtësisë, njerëz të medias e kulturës, në pritjen zyrtare të organizuar në Pallatin e Brigadave, organizuar nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj. Krah kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij, Linda, atmosferës kuqezi ju bashkuan në mbrëmje edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ndërkohë që ra në sy mungesa e opozitës. Para të ftuarve, Presidenti Begaj e nisi me mesazhin për bashkim dhe forcimit të faktorit shqiptar në Ballkan. “Ky flamur nuk njeh ndarje, as interesa të ngushta, as kufij mes nesh. Ai njeh vetëm bashkimin dhe përgjegjësinë tonë për ta çuar përpara shtetin që trashëguam nga të parët. Fatet tona u ndanë kundër dëshirës tonë, sot fati i Shqipërisë dhe i Kosovës dhe i gjithë shqiptarëve në rajon është në duart tona. Është koha të jemi bashkë, të mbështesim zhvillimin e komuniteteve shqiptare dhe të punojmë që çdo shqiptar brenda e jashtë vendit të ndihet pjesë e një kombi që ecën përpara”. Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit tha se në 113 vite e pavarur, Shqipëria ka krijuar një imazh serioz në arenën ndërkombëtare, ndërsa theksoi rëndësinë e integrimit në Bashkimin Evropian. “Sot, 113 vjet më vonë, ne jemi sërish pranë një objektivi tjetër historik: anëtarësimit të plotë në familjen evropiane. Kurrë më parë nuk kemi qenë kaq pranë. Familjes evropiane ne nuk i kërkojmë një vend, por duam të zëmë vendin që na takon. Anëtarësimi na kërkon institucione të forta, drejtësi të besueshme, ekonomi konkurruese dhe të qëndrueshme, arsim dhe shëndetësi cilësore dhe një administratë publike profesionale. Anëtarësimi është një provim që ne duhet ta kalojmë vetëm së bashku si shtet dhe si shoqëri”. Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj nuk la pa përmendur edhe të gjithë shqiptarët, që Pavarësinë e festojnë jashtë territorit shqiptar, anembanë botës. “Diaspora shqiptare, e shpërndarë në çdo kontinent, është një urë e fuqishme me botën, është zemra jonë që rreh larg, është një burim i jashtëzakonshëm ekspertize, investimi dhe diplomacie kulturore. Detyra jonë si shtet është t’i dëgjojmë, t’i përfshijmë dhe t’u krijojmë hapësira reale pjesëmarrjeje”. Në fund, kreu i Shtetit Shqiptar kujtoi luftërat që po zhvillohen në botë, duke vlerësuar kontributin e Shqipërisë në paqe, siguri dhe dialog, si aleate e NATO-s, ndërsa theksoi se vendi ynë mbetet aleat i fortë i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Nga ana tjetër kryeministri Rama ka bërë një postim në rrjete sociale ku e konsideron pjesëmarrjen e presidentes Vjosa Osmanit, kuptimplotë. “Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës”, shkruan Rama.

Top Channel/ “Në Finlandë…’, Igli Hasani ironizon deputeten e PS: Për emrat e banorëve të Pekinit…
14/03 18:58
Top News – Politika uron Ditën e Verës. Begaj e Rama mesazh, Berisha ndalet në Elbasan
14/03 12:51
Top Channel/ Berisha në Elbasan për Ditën e Verës: Festën tjetër, të keqen t’ia kemi lënë dimrit
14/03 12:39
Top Channel/ Berisha shkon në Elbasan në Ditën e Verës: Të keqen ia lanë dimrit dhe Ramës
14/03 12:21
Top Channel/ Berisha ‘shpërthen’ ndaj Ramës: I mbylli dyert Europës
13/03 22:48
Top Channel/ “Irani, sponsor i terrorizmit”! PS çon pr.rezolutën në Kuvend
13/03 19:38
Top Channel/ Rama: Asnjë frenim drejt BE/ Çështja “Balluku”, Kryeministri: Avancojmë me kapitujt
13/03 19:35
Top Channel/ Përgjigjja e plotë e Ramës për ambasadorët: S’lejoj të më shihni nga lart poshtë
13/03 15:50
Top Channel/ Nafta, PD kritika qeverisë/ Bozdo: Nuk po merr masa, duhet ndryshuar ligji
13/03 15:21
Top Channel/ Rama përplaset ashpër live me gazetaren, ja c ndodhi në konferencë
13/03 14:56
Top Channel/ “Vota për Ballukun nuk do përdoret si argument nga vendet e BE”, Rama flet edhe për…
13/03 14:24
Top Channel/ Shqipëria në BE pa të drejtë vetoje, Rama: Ka shumë vende që se kanë përdorur kurrë…
13/03 13:55
Top Channel/ Rama flet pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Nuk përmbushte kriteret
13/03 13:52
Top Channel/ ’Mendoni se gjithë bota mezi po pret Porto Romanon?’, Rama: Fuqizimi i shqiptarëve…
13/03 13:51
Top Channel/ ‘Asnjë prokuror nuk mund të pengojë më funksionin e vendit’, Rama: Imuniteti…
13/03 13:51
Top Channel/ A mund të rendisni disa shtete që kanë penguar ‘Porto Romanon’? Ja si përgjigjet Rama
13/03 13:40
Top Channel/ ‘Shoqata e molotovarëve s’ka ligje’, Rama sulmon opozitën:Procesi i zgjerimit mund …
13/03 13:39
Top Channel/ Ambasadorja e SHBA-së në Athinë takoi Ramën, Kryeministri: Diskutuam për çështje…
13/03 13:38
Top Channel/ ‘Parlamenti nuk është noteri i prokurorisë’, Rama flet sërish për çështjen Balluku
13/03 13:25
Top Channel/ ‘S’mund të marrësh peng një konferencë shtypi’, Rama gazetares: Hera e fundit që…
13/03 13:24
DIGITALB DIGITALB