Kjo e hënë ka rikthyer në bankat e shkollës, nxënësit e arsimit parauniversitar në të gjithë vendin. Nën masat anti Covid, me orare të shkurtuara e mësim me turne, për të tretin vit radhazi, procesi mësimor po zhvillohet me “frikën” e Covid 19. Mësuesit e kanë të detyrueshëm vaksinimin, ndërsa nxënësit duhet të ulen vetëm në banka.