Princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman ka pritur presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi gjatë vizitës së tij në kryeqytetin Riad. Al-Sisi u takua gjithashtu me mbretin Salman për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale, ato rajonale dhe për të folur mbi zhvillimet shqetësuese ndërkombëtare si konflikti në Ukrainë. Zëdhënësi i presidentit egjiptian tha se palët do të diskutojnë mbi përpjekjet e përbashkëta të mbrojtjes së kombeve arabe përballë krizave nderkombetare.Delegacioni që shoqëronte presidentin al-Sisi përfshinte gjithashtu minsitrin e jashtëm Sameh Shoukry dhe kreun e shërbimeve të inteligjencës egjiptiane Abbas Kamel.