Top Channel/ Princi Andrew nuk ka paguar qira për 20 vite, zbulohet kontrata marramendëse
21/10/2025 21:41

Princi Andrew nuk ka paguar asnjë qindarkë për rezidencën luksoze Royal Lodge në Windsor për më shumë se dy dekada. “The Times” ka siguruar kontratën 25-faqëshe të qirasë, e cila tregon se që prej vitit 2003, Andrew jeton në rezidencën 30-dhomëshe me një qira simbolike prej “një kokërr piperi në vit (nëse kërkohet)”, referuar shumës qesharake. Andrew pagoi 1 milion paund për të marrë kontratën e përdorimit dhe investoi të paktën 7.5 milionë paund në rikonstruksion, përfunduar në 2005. Në këmbim, ai dhe familja e tij kanë të drejtë të jetojnë në shtëpi deri në vitin 2078, pa pagesë vjetore qiraje. Nëse vendos të dorëzojë pronën, Crown Estate (e cila menaxhon pronat mbretërore për llogari të taksapaguesve) duhet t’i paguajë rreth 558 mijë paund si kompensim, deri në vitin 2028. Pas publikimit të kontratës, ish-ministri Robert Jenrick kërkoi largimin e menjëhershëm të princit nga rezidenca. “Publiku është i lodhur prej tij. Taksa e qytetarëve nuk duhet të shkojë për të mbajtur jetën e tij luksoze,” tha ai për BBC. Baronesha Hodge shtoi se “Crown Estate i përket popullit” dhe se askush nuk duhet të trajtohet me përjashtime. Kjo vjen vetëm pak ditë pasi Andrew u detyrua të dorëzojë të gjitha titujt zyrtarë, përfshirë edhe atë të Dukës së Yorkut, pas presionit që shkaktoi lidhja e tij me famëkeqin Jeffrey Epstein. Ai do të mbajë vetëm titullin “Princ”, sipas rregullit të vendosur nga mbreti George V në 1917. Ndërkohë, policia metropolitane po heton pretendimet se Andrew ka kërkuar nga një oficer sigurie të mbledhë informacione për kallëzuesen e tij, Virginia Giuffre. Megjithatë, ai ka mohuar kategorikisht akuzat. Royal Lodge ndodhet në zemër të Windsor Great Park, në një sipërfaqe prej 40 hektarësh. Shtëpia ka 30 dhoma, banesa për stafin, një rezidencë për kopshtarin dhe ambiente për oficerët e sigurisë. Ajo është një nga pronat më të mbrojtura të kurorës. Mbreti Charles ka tentuar ta bindë Andrew të zhvendoset në Frogmore Cottage, një shtëpi shumë më e vogël dhe modeste, në kuadër të një plani për t’i ndërprerë privilegjet e mëparshme. Pas heqjes së financimit mbretëror vitin e kaluar, Andrew jeton vetëm me një pension prej 20 mijë paund në vit, ndërkohë që fatura vjetore arrin në rreth 3 milionë paund. Kjo ka ngritur pyetje të mëdha për mënyrën se si financohet jeta e tij luksoze.

Top News – Franca ‘bllokon’ krushkun e Trumpit / Ambasadori amerikan nuk ka akses në qeveri
24/02 14:45
Top News – Sulmon Iranin nga baza në Portugali/Avionët ulen e ngrihen, SHBA intensifikon aktivitetin
24/02 14:05
Top News – Brenda bunkerit të Zelenskit / Nga atje ai udhëhoqi përgjigjen ndaj pushtimit rus
24/02 14:00
Top News – Dronët, ‘mbretërit’ e fushës së betejës /‘Lanë pa punë’ tanket në 4 vite luftë në Ukrainë
24/02 13:00
Top News – Ukraina, 4 vite në këmbë / Zelenski: Putin ka dështuar, ne mbrojtëm pavarësinë
24/02 12:59
Top News – Rrëzohet helikopteri i ushtrisë / Bie mbi tregun e frutave, katër viktima në Iran
24/02 12:11
Top Channel/ Lufta në vitin e pestë, Ursula von der Leyen në Kiev: “Ne nuk do të tërhiqemi”!
24/02 12:06
Top Channel/ “Apokalips” bore në SHBA, anullohen mbi 5.700 fluturime: “Varroset” bregu lindor!
24/02 11:52
Top News- Shpërthim në stacionin e trenit në Moskë / Vritet një oficer policie, plagosen dy të tjerë
24/02 11:39
Top Channel/ 43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtjen: “Nuk i duam”!
24/02 11:37
Top News – Nju Jorku ‘varroset’ nën dëborë / ‘Mbyllen’ miliona njerëz në shtëpi, stuhi masive
24/02 11:33
Top Channel/ 10%, hyn në fuqi tarifa globale e Trump-BBC: SHBA ka mbledhur 130 mld dollarë!
24/02 11:29
Top Channel/ Bordi i Paqes me faqe zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës!
24/02 11:27
Top News – Kaos në Meksikë, tym dhe zjarr / 10 mijë trupa në rrugë pas vrasje
24/02 11:20
Top News – Irani, sulme terroriste në Evropë / Nëse Trump sulmon, ‘aleatët’ hakmerren
24/02 10:46
Top Channel/ 4 vjet nga lufta e Ukrainës, Zelensky tregon bunkerin: “Putin nuk ia arriti qëllimit”!
24/02 10:42
Top News – Londra, atentat gjeneralit rus / FSB gjen ‘gjurmë britanike’ në përpjekjen për vrasje
24/02 10:04
Top News- Arrestohet ish-ambasadori, doli në skandalet e dosjes Epstein
23/02 23:00
Top Channel/ Dështojnë sanksionet ndaj Rusisë, BE del huq në 4-vjetorin e luftës
23/02 22:57
Top Channel/ Bora “paralizon” SHBA, anulohen 5.600 fluturime
23/02 22:50
DIGITALB DIGITALB