Opozita pritet të shpallë kandidatët e saj në 61 bashkitë e vendit brenda muajit tetor. Në pritje të dekretit presidencial për datën e zgjedhjeve, Sali Berisha paralajmëroi se ky muaj do jetë vendimtar për përzgjedhjen jo vetëm të rivalit të Erion Veliaj, por edhe kandidatëve për bashkitë më të mëdha të vendit.