Procesi i përzgjedhjes se kandidatëve për kryebashkiak u njollos nga vetë demokratët, të cilët kanë nisur një tjetër lloj fushate; atë të sulmeve ndaj njëri-tjetrit. Në vigjilje të zgjedhjeve të së dielës dhe kur kanë kaluar vetëm katër ditë nga incidenti i armatosur i Lacit, Sali Berisha paralajmëron ndëshkim për ata që do tentojnë të dëmtojnë procesin e demokratëve.