Qeveria synon hapjes e një gare ndërkombëtare brenda vitit të ardhshëm për ndërtimin e Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano. 46 % të vlerës së investimit do të jetë nga qeveria e Shqipërisë, dhe 54% kompania fituese e garës ndërkombëtare. Kryeministri Rama në prezantimin e projektit ideuar nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV” foli për rëndësinë e ndërtimit të këtij porti jo vetëm për Shqipërinë por edhe vendet e rajonit.