Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë këtë të hënë në ceremoninë e prezantimit të portalit e-Legjislacioni. e-Legjislacioni nuk është vetëm një portal, por një hap i ri për të afruar qytetarët me Kuvendin, për të ndërtuar ura komunikimi ndërmjet institucioneve dhe për të vendosur teknologjinë në funksion të demokracisë, u shpreh Spiropali. “Në një kohë kur bota përballet me sfida të mëdha të digjitalizimit, të transparencës dhe të përfshirjes qytetare në vendimmarrje, Shqipëria ka zgjedhur të jetë në anën e duhur të zhvillimit dhe Kuvendi i përgjigjet kësaj tendence të kohës”, theksoi kryeparlamentarja.