Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02/2026 19:54

Zyrtarët amerikanë dhe iranianë u takuan të enjten në Gjenevë, për një raund të tretë bisedimesh indirekte për armët bërthamore, që shihen si thelbësore për shmangien e konfliktit mes dy vendeve. Negociatat zhvillohen në një kohë që Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të godasë Teheranin, nëse nuk arrihet një marrëveshje bërthamore. Pas tre orësh bisedime në Gjenevë, zyrtarët e përfshirë në negociata thanë se kanë shkëmbyer “ide krijuese dhe pozitive”. Irani e sheh si të arritshme marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Nëse çështja kryesore e negociatave është parandalimi i Iranit nga prodhimi i armëve bërthamore, kjo do të ishte në përputhje me (dekretin fetar) të udhëheqësit suprem dhe doktrinën mbrojtëse të Iranit, dhe një marrëveshje e menjëhershme është e arritshme”, tha këshilltari i udhëheqësit suprem Khamenei, duke shtuar se ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi, i cili po udhëheq bisedimet për Teheranin, ka “mbështetje dhe autoritet të mjaftueshëm për të siguruar këtë marrëveshje”. Gjatë javëve të fundit, SHBA-të kanë dërguar mijëra trupa në Lindjen e Mesme, përfshirë anije luftarake dhe avionë furnizimi me karburant. Për dekada të tëra, SHBA-të dhe Izraeli e kanë akuzuar Iranin se po përpiqet të zhvillojë fshehurazi një armë bërthamore, ndërsa Teherani këmbëngul se programi i tij është vetëm për qëllime paqësore.

Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top News- Doli në skandalin “Epstein”, reagon Princesha e Norvegjisë: U manipulova!
20/03 23:00
Top News- Sulm tokësor në Iran, zbardhet plani i SHBA/ Marinsat gati për luftë trup më trup
20/03 22:45
Top News- 2.500 marinsa amerikanë e aeroplanmbajtëse drejt Lindjes së Mesme, hakmarrje ndaj Iranit
20/03 22:30
Top News- “Pa SHBA, është një tigër letre”/ Donald Trump sulmon NATO-n: Frikacakë, ne nuk harrojmë
20/03 22:15
DIGITALB DIGITALB