Bankat kërkojnë vendosjen e një tavani për pagesat cash për blerje nga konsumatorët për të nxitur pagesat online. Në forumin e Shoqatës së Bankave për dixhitalizimin kundrejt parasë fizike, kreu i saj Bleda Shella tha se nevojiten rregullime ligjore për të reduktuar qarkullimin e parasë cash, ndërsa kërkoi akes në shërbimet e platformës e-Albania.