Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shqipëri. Ai është pritur në aeroportin e Rinasit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Në Rinas të pranishëm ishin edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali dhe ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.