Një ish-menaxher i skuadrës së femrave të Fulhamit ka treguar sesi u morën masa për të mbrojtur futbollistet nga pronari i ndjerë i klubit, Mohamed Al Fayed. Gaute Haugenes, i cili menaxhoi ekipin nga viti 2001 deri në 2003, tha për BBC se anëtarët e stafit kishin pikasur se miliarderi i ndjerë “pëlqente vajzat e reja, bjonde”. Ai tha se si rezultat lojtaret nuk u lejuan të qëndronin vetëm me Al Fayed, i cili ishte pronar i klubit për 16 vjet.