Top Channel/Presidenti nga sytë këmbët, protestuesit rrëzojnë kreun e shtetit në Sri Lanka!
13/07/2022 15:19

Sri lanka shpalli gjendjen e jashtëzakonshmë pas valës së protestave masive anti-qeveritare, që detyruan presidentin Gotabaya Rajapaksa të largohet nga vendi e të kërkojë strehim në Maldive. Mijëra vetë dolën të zemëruar në rrugë duke kërkuar largimin e kreut të shtetit. Indinjata e tyre shpërtheu në mesin e krizës më të rëndë ekonomike qe Sri lanka ka përjetuar prej dekadash të tëra. Ata i dhanë presidentit një afat, por kur panë që ai nuk po tërhiqej, sulmuan zyrën e kryeministrit Ranil Wickremesinghe, të cilin Rajapaksa e emëroi si mëkëmbës të përkohshëm të tij. Protestuesit kërkuan largimin e të dy zyrtarëve. “Shko në shtëpi Ranil, shko në shtëpi Gota”, ishin thirrjet e tyre. Turma e egërsuar hyri me forcë edhe në stacionin kryesor televiziv shtetëror, e për pak kohë, mori në dorë transmetimet duke urdhëruar të përcilleshin vetëm lajme që lidheshin me protestën. Gjatë fundjavës, protestuesit mësynë edhe pallatin presidencial e u bënë virale pamjet e tyre duke u larë në pishin e kreut të shtetit. Nga Maldivet, Rajapaksa, i telefonoi kryetares të parlamentit dhe i tha se letra e tij e dorëheqjes do të dërgohej më vonë gjatë ditës. Ai gëzon imunitet nga arrestimi dhe besohet se donte të largohej para se të jepte dorëheqje, në mënyrë që mos të mund ta ndalonin kur të mbetej pa pushtet.

Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05