Presidenti francez Emmanuel Macron vlerëson mbajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Lufta në Ukrainë është një çështje sigurie për të gjithë rajonin, thekson Macron në deklaratën e tij për mediat, ndërsa shton se energjia dhe procesi i integrimit janë dy çështje të tjera të rëndësishme që do të diskutohen sot mes liderëve të rajonit dhe Bashkimit Europian.