E diela ishte një ditë zgjedhjesh për Rumaninë anëtare të BE-së dhe NATO-s. Dy exit polle fill pas votimeve nxjerrin fitues të balotazhit presidencial Kryetarin e Komunës së Bukureshtit, Nicusor Dan, kundrejt kandidatit ultranacionalist, George Simion. Ky rezultat shihet si shprehje e vullnetit të qytetarëve që Rumania të qëndrojë në rrugën e saj pro-perëndimore.