Bashkimi Europian e ka të pamundur të mendojë të ardhmen e tij pa Ukrainën, Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor. Kjo i detyrohet pjesërisht përpjekjeve për të reduktuar ndikimin rus në Europën Lindore dhe Qendrore. Ndërsa vendeve të tjera si Rumania dhe Bullgaria u deshën 11 vjet për t'u bërë anëtarë të BE-së, duke u anëtarësuar në 2007, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, la të kuptohet se e ardhmja e kandidatëve të rinj për anëtarësim do të vendoset me shpejtësi.